Site icon Telegrafi

Nuk qenka nata e VAR-it, video asistenti i gjyqtarit e penalizon edhe Chelsean në finalen ndaj Liverpoolit

VAR-i në Carabao Cup duket se nuk është në elementin e tij.

Finalja mes Chelseat dhe Liverpoolit ka shkuar në vazhdime, derisa nga minuta në minutë, pati vendime kontroverse.

Fillimisht, një gol i The Reds  i realizuar nga Joel Matip nuk u pranua, pasi VAR-i e anuloi atë shkaku që Virgil van Dijk ishte në pozitë jashtë loje edhe pse nuk kishte kontakt me topin.

Lexo po ashtu Vështirë kuptohet se përse goli i Liverpoolit në finalen e Carabao Cup ndaj Chelseat u anulua prej VAR-it

Në minutat e vazhdime, një moment tjetër kontrovers erdhi, por tani në anën e Chelseat.

Trevoh Chalobah asistoi për Romelu Lukakun në minutën e 107-të, por VAR-i e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

Në fotot e më poshtë mund të shikoni se belgu mbahet në lojë nga Joel Matip, mirëpo video asistenti i gjyqtarëve e anuloi atë për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/

Exit mobile version