Telegrafi

Nuk pritej! Edhe Çiljeta për herë të parë mbetet jashtë finales së “Kënga Magjike” (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka marrë disa herë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Paraqitjet e saj në këtë festival janë pëlqyer gjithmonë, dhe si rrjedhojë në çdo pjesëmarrje të saj, Çiljeta ka qenë pjesë e finales.

Lexo po ashtu Inspirim apo rastësi? Performanca e veçantë e Çiljetës në "Kënga Magjike", diçka e parë edhe më herët për publikun (Foto/Video)

“Hajmali” titullohet balada me të cilën këngëtarja u paraqit këtë vit.

Me gjithë pëlqyeshmërinë e publikut, kënga e punuar bukur nga Elgit Doda dhe me tekst të Olti Currit, nuk ka arritur që të futet në finalen e madhe të “Kënga Magjike 2017”.

Çiljeta Xhilaga gjatë interpretimit të këngës së saj në natën e parë gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2017”, Pallat i Kongreseve

Me këtë rast, këngëtarja shënon edhe herën e saj të parë që mbetet jashtë finales së këtij festivali.

Votat e kolegëve të saj nuk kanë mjaftuar që ta sjellin atë në finalen e madhe të 9 dhjetorit.

Është hera e parë që ndodh që në festivalin “Kënga Magjike” në natën finale të mos futen emra të njohur, siç ka ndodhur këtë vit me Çiljetën, Evi Reçin dhe Rovena Stefën. /Telegrafi/