Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka marrë disa herë pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.
Paraqitjet e saj në këtë festival janë pëlqyer gjithmonë, dhe si rrjedhojë në çdo pjesëmarrje të saj, Çiljeta ka qenë pjesë e finales.
“Hajmali” titullohet balada me të cilën këngëtarja u paraqit këtë vit.
Me gjithë pëlqyeshmërinë e publikut, kënga e punuar bukur nga Elgit Doda dhe me tekst të Olti Currit, nuk ka arritur që të futet në finalen e madhe të “Kënga Magjike 2017”.
Me këtë rast, këngëtarja shënon edhe herën e saj të parë që mbetet jashtë finales së këtij festivali.
Votat e kolegëve të saj nuk kanë mjaftuar që ta sjellin atë në finalen e madhe të 9 dhjetorit.
Është hera e parë që ndodh që në festivalin “Kënga Magjike” në natën finale të mos futen emra të njohur, siç ka ndodhur këtë vit me Çiljetën, Evi Reçin dhe Rovena Stefën. /Telegrafi/