Telegrafi

Nuk pranuan asnjë ofertë serioze, pronarët e Liverpoolit dalin me vendim të ri

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group kanë bërë një deklaratë masive duke u zotuar për një rinovim të skuadrës në verë, pavarësisht se kanë kërkuar investime të reja në klub.

Skuadra e Jurgen Kloppit ka luftuar masivisht këtë sezon dhe aktualisht është në vendin e 10-të me shpresa të pakta për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Shumë prej tyre kanë vënë në dukje mungesën e investimeve në fushë së bashku me shitjen e lojtarit ndoshta më të mirë, Sadio Mane si dy arsye të mëdha pse ata po performojnë dobët.

Lexo po ashtu Si do të dukej tabela e Ligës Premier nëse Manchester Cty përjashtohet

Është e qartë se Reds duhet të përmirësojnë skuadrën e tyre veçanërisht në zonën e mesfushës, dhe sipas një raportimi të fundit në The Times që do të ndodhë këtë verë.

Aty thuhet se Liverpool është vendosur për një ‘rinovim masiv të skuadrës’ që do të përfaqësonte një “deklaratë angazhimi nga FSG” duke pasur parasysh se ata e nxorën klubin në shitje në nëntor.

Lajmi mund të nënkuptojë se pronarët amerikanë presin të mbeten në krye pasi ata mund të lejojnë vetëm oferta për një pakicë të aksioneve.

Lexo po ashtu Rikthehen komentet e Kloppit për shpenzimet e Cityt - pas akuzave nga Liga Premier

Edhe pse ata njoftuan synimin e tyre për ta shitur fillimisht, Liverpooli nuk ka marrë oferta serioze nga investitorët e mundshëm sa rivalët e tyre Manchester United.

Kjo mund të shpjegojë arsyetimin e FSG-së pas dëshirës për të investuar më tej në skuadër këtë verë.

Sipas The Athletic, Reds nuk kanë marrë ‘asnjë ofertë serioze’ dhe tre muaj pas procesit ende nuk ka shumë interes. /Telegrafi/