Ylli i Francës, Paul Pogba ka thënë se ai do ta falë mbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Rudiger, për kafshimin në shpinë gjatë ndeshjes të së martës në Euro 2020 dhe nuk dëshiron që shoku i tij të pezullohet.
Të dy lojtarët patën një incident afër fundit të pjesës së parë, me përsëritjet që treguan se mbrojtësi gjermani vendosi fytyrën pas shpinës së Pogbas para se ta kafshonte.
Pogba protestoi te gjyqtari, por nuk kishte asnjë reagim në fushë, dhe as nuk kishte një rishikim të VAR-it.
Pas këtij incidenti, i cili u bo viral tashmë, ka reaguar edhe mesfushori francez, i cili ka potencuar se janë miq me Rudigerin dhe nuk dëshiron që ai të dënohet.
“Ne jemi miq. Kjo nuk ishte asgjë e madhe. Unë mendoj se keni parë fotografitë në TV, kjo ka mbaruar, kjo i përket së kaluarës”, ka thënë fillimisht Pogba pas ndeshjes.
“Unë nuk jam duke qarë për kartonë të verdhë ose të kuq për veprime të tilla. Ai më gërvishti, mendoj, më kafshoi paksa mua”.
Pogba and Rudiger hug it out after the game 🤝 pic.twitter.com/lnuVlrBZrG
— B/R Football (@brfootball) June 15, 2021
“Ne njihemi prej kohësh”.
“E ndjeva, i thashë gjyqtarit, por ai merr vendimet dhe ai mori vendimin. Ai nuk dha asnjë karton dhe mendoj se është më mirë kështu. Nuk dua që ai të pezullohet për shkak të kësaj”, përfundoi francezi. /Telegrafi/