Site icon Telegrafi

Nuk po përshtatet me futbollin anglez, Zirkzee drejt rikthimit në Serie A

Juventus nuk po heq dorë nga ideja e nënshkrimit të Joshua Zirkzee, por ka vendosur të shtyjë lëvizjen me gjashtë muaj.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Serie A po synojnë një lëvizje të përhershme për Zirkzee verën e ardhshme dhe nuk do ta marrin në huazim në janar siç pritej.

Juventusi do të ishte një destinacion logjik për Zirkzee, i cili shpërtheu në Bologna nën drejtimin e Thiago Mottas, trajnerit aktual të Juventusit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Man United do të jetë i hapur për shitjen e Zirkzee në verë.

Holandezi iu bashkua Djajve të Kuq me shumë bujë në verë, por ai nuk ka arritur pritshmëritë në këtë fillim sezoni.

Lexo po ashtu Man Utd po përgatitet për një shkëmbim të madh lojtarësh që përfshin Zirkzeen

23-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë në 17 ndeshje me fanellën e Djajve të Kuq.

Rikthimi i tij në Serie A është shumë i mundur pasi edhe te United duan të ulin shpenzimet dhe Zirkzee mund t’iu sigurojë rreth 40 milionë euro të ardhura. /Telegrafi/

Exit mobile version