Telegrafi

Nuk po ndalen homazhet tek varri i Navalnyt, mijëra rusë sfidojnë ligjet e Putinit

Alexei Navalny është varrosur dje në kryeqytetin rus, Moskë.

Ish-opozitari rus dhe kritiku më i madh i Vladimir Putinit, i është dhënë lamtumira e fundit gjatë ditës së djeshme dhe mijëra njerëz morën pjesë në varrimin e tij.

Lexo po ashtu Turmat në Moskë bërtisnin ‘Putini është një vrasës’ ndërsa u mblodhën për funeralin e Alexei Navalny

Edhe sot, ka pasur radhë të gjatë të njerëzve që kanë kryer homazhe tek varri i 47-vjeçarit.

Shumë video janë publikuar në rrjetet sociale, ku në disa raste shihen policët rusë teksa shtyjnë njerëzit që të lëvizin më shpejt.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme turmat bërtisnin ‘Putini është një vrasës’ ndërsa u mblidhnin për funeralin e Navalnyt.

Lexo po ashtu Vladimir Putin nuk e duron poshtërimin - urdhëron arrestimin e pjesëmarrësve në varrimin e Navalnyt

Kujtojmë se autoritetet ruse kanë paralajmëruar se janë të paligjshme tubimet për varrimin e ish-opozitarit rus.

Ndryshe, Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus, ku po vuante disa dënime në saje të akuzave të sajuara. /Telegrafi/