Site icon Telegrafi

Nuk po luan te Bayerni, Barcelona mendon për transferimin e De Ligt

Matthijs De Ligt është në një situatë shumë të rëndë, pasi ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich.

Trajneri i bavarezëve, Thomas Tuchel për qendrën e mbrojtjes po preferon Dayot Upamecanon dhe koreanin Kim para qendërmbrojtësit holandez.

E situatën e tij po e përcjell me vëmendje Barcelona që synon ta transferojë holandezin i cili edhe më parë ishte në listën e katalunasve.

Lexo po ashtu De Ligt i pa lumtur si rezervist te Bayern Munich, Tuchel tenton ta ‘pajtojë’ me një deklaratë diplomatike

Duke marrë parasysh situatën që po kalon De Ligt, e ardhmja e tij vazhdon të jetë shumë e pasigurt në Munich.

Barcelona nuk ka mundësi financiare për të shpenzuar, por synojnë që ta ofrojnë holandezin si huazim në afatin kalimtar të janarit me mundësi blerje në qershor.

24-vjeçari edhe më parë ka treguar se i pëlqen Barcelona dhe palët në janar pritet të diskutojnë rreth mundësisë së huazimit të tij.

Edhe pse një gjë e tillë duket e vështirë, pasi bavarezët kanë shpenzuar plot 75 milionë euro për transferimin e holandezit. /Telegrafi/

Exit mobile version