Miralem Pjanic u transferua me shumë bujë te Barcelona, ku ishte pjesë e shkëmbimit me brazilianin Arthur që kaloi te Juventusi.
Edhe pse e priti me shumë entuziasëm aventurën e re, boshnjaku nuk është i lumtur në Camp Nou.
30-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të katalunasve dhe ai është i frustuar me trajnerin Ronaldo Koeman që nuk i ka dhënë shpjegime pse nuk po luan.
Reprezentuesi boshnjak ka në total 28 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat, por shumica nga to janë si i inkuadruar nga banka rezervë.
Gjithsesi e ardhmja e tij duket larg Camp Nou me skuadrën angleze Everton që po synon transferimin e tij për edicionin e ri.
Mundo Deportivo ka raportuar se Pjanic pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti i cili e dëshiron atë në Goodison Park.
Skuadra angleze është gati të shpenzojë rreth 35 milionë euro për transferimin e Pjanicit në Ligën Premier.
Ish-ylli i Lyon, Romës dhe Juventusit në vitin e tij të parë te Barcelona deri më tani ende nuk ka arritur të gjejë golin apo të asistojë dhe në Camp Nou janë të zhgënjyer me paraqitjet e tij dhe kjo është arsyeja që Barça synon ta shes atë në verë. /Telegrafi/