Telegrafi

Nuk planifikohet rritja e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni

Për sivjet nuk parashihet rritje e çmimit të energjisë elektrike në Maqedoni. Kjo u bë e ditur nga drejtori i ELEM Maqedoni, Hristijan Mickovski, i cili thotë se kompania do të ketë përfitime edhe këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri të ditur se çmimi i energjisë elektrike në berza ësthë 24.5 euro për megavat/orë dhe se është më e lirë nga rregullorja e ELEM, duke shtuar se nuk do të kërkojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Madje, Mickovski tha se mendojnë që së shpejti të importojnë energji elektrike të lirë dhe në këtë periudhë t’i përgatitin kapacitetet dhe t’i mbushin akumulatorët. Kjo bëhet me qëllim të eksportimit të rrymës elektrike kur çmimi të rritet në berzën ndërkombëtare.