Telegrafi

Nuk përfilli urdhrat, policia arrestoi një shofer kamioni në Vushtrri (Video)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet momenti kur policia e Kosovës arreston një person.

Siç shkruhet në përshkrimin e videos, bëhet fjalë për arrestimin e një shoferi të kamionit në fshatin Nadakofc të Vushtrrisë.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, e vetmja arsye e arrestimit të këtij personi nga ana e Policisë rrugore është për mospërfillja e urdhrave rrugore nga ana e shoferit.

“Po është arrestuar një person nga policia rrugore, për shkak të mospërfilljes së urdhrave rrugore”, ka thënë Zahiti për Telegrafin. /Telegrafi/