Telegrafi

Nuk përfill urdhrin mbrojtës, kanos sërish bashkëshorten në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është në proces të shkurorëzimit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.12.2022 rreth orës 12:40, në Ferizaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare me të cilën është në proces të shkurorëzimit”, thuhet në raport.

Tutje, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/