Ka shkuar në vazhdime përballja e dytë në mes të Liverpoolit dhe Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Takimi i parë në Wanda Metropolitano kishte përfunduar 1-0 në të mirë të Los Rojiblancos, e që e kishte shënuar Saul Niguez qysh në minutën e katërt.
Por, në Anfield Road, sonte shifrat në 1-1 i barazoi Georginio Wijnladum në minutën e 43-të me një asistim të Alex Oxlade-Chamberlain.
Në pjesën e dytë, kishte raste të panumërta, mirëpo asnjëra nga dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Sadio Mane e kishte shansin më të mirët të 45 minutëshit të dytë në minutën e 85-të, por nga goditja gërshërë, topi përfundoi mbi rrjetë.
Kështu, fituesi nuk u përcaktua për më shumë se 90 minuta – duke bërë që takimi të shkojë në vazhdime, me nga dy herë 15 minuta.
Në rast se as në këta minuta nuk zgjidhet fituesi, atëherë do të përcaktohet me anë të penalltive. /Telegrafi/
https://twitter.com/Youngbaron247/status/1237844328594018307