Site icon Telegrafi

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

PSV ka zyrtarizuar nënshkrimin e Lucas Pérez deri më 30 qershor dhe nuk ka asnjë opsion për një vit tjetër shtesë.  

Lucas dëshiron të shohë se si do të zhvillohen këta katër muaj, por pa ndonjë angazhim të mëtejshëm. 

Ish-sulmuesi 36-vjeçar i Deportivo Coruna arrin si transferim i lirë pasi anuloi vullnetarisht kontratën e tij me skuadrën spanjolle një muaj më parë për arsye personale. 

 

Lucas mbërrin si zgjidhje urgjente për skuadrën e trajnerit Peter Bosz pas mungesës së zgjatur të amerikanit Ricardo Pepi, i cili u dëmtua.  

Spanjollit do t’i duhet të luftojë për vendin e tij kundër ish-lojtarit të Barcelonës, Luuk de Jong, i cili është edhe kapiteni i ekipit. 

Lucas mbërriti në Eindhoven të shtunën e kaluar për t’iu nënshtruar ekzaminimit mjekësor sot, të dielën, i cili rezultoi pozitiv. 

 

 

 Çuditërisht, udhëtimi për në Eindhoven nga Madridi (1700 kilometra) u krye përmes rrugës. 

Në kampionatin holandez atij nuk do t’i duhet të udhëtojë me avion dhe në Ligën e Kampionëve janë hedhur në short kundër Arsenalit, ish-skuadrës së tij, por Lucas nuk do të mund të luajë pasi nuk është i regjistruar.  

Lucas e urren udhëtimin me avioni edhe pse nuk ka folur kurrë publikisht për neverinë e tij ndaj fluturimit. 

Lucas priret të shkojë në lojëra me makinë, tren apo edhe me ‘fugonin’ e tij.  

Për shembull, kur ishte në Cádiz, ai shkonte me varkë për të luajtur kundër skuadrave nga Ishujt. /Telegrafi/  

Exit mobile version