Telegrafi

“Nuk më pëlqen”, Eden Hazard do të hiqte qafe VAR-in nëse do të mundej

Eden Hazard ka thënë se do ta hiqte plotësisht nga futbolli Video Asistentin e Gjyqtarit (VAR) nëse do të mundej.

Lojtari i Real Madridit foli për ndikimet negative që ka pasur VAR në lojë që nga prezantimi i tij, belgu gjithashtu deklaroi se gjyqtarët bëjnë gabime si pjesë e lojës.

Në një intervistë për ESPN, gazetari e pyeti Hazardin: “Nëse do të kishit një gjë që mund të ndryshonit në futboll, ndryshimin e rregullave ose diçka që dëshironi ta shihni ndryshe, çfarë do të ndryshonit në lidhje me lojën?”.

Lexo po ashtu Eden Hazard parashikon fituesin e Topit të Artë për këtë vit

Belgu fillimisht u përpoq të jepte një përgjigje, ndërsa ai u përgjigj: “Për lojën? Më lër të mendoj pak”.

Lojtari i Madridit përfundimisht vendosi të heqë VAR-in si përgjigje.

“Ju e dini që nuk më pëlqen shumë ky VAR. Nuk më pëlqen, do ta heq”, potencoi ai.

Ai më pas shpjegoi arsyetimin e tij pasi u pyet përse.

“Sepse është pjesë e futbollit që gjyqtarët të bëjnë gabime dhe ju e dini, sepse njerëzit ata thjesht ankohen gjatë gjithë kohës, prandaj e bënë këtë VAR”, shtoi Hazard.

Lexo po ashtu Hazard i impresionin të gjithë me rikthimin te Reali, Ancelotti nuk dëshiron më transferime - plani i italianit me belgun është i 'çmendur'

“E dini pas një goli, ne jemi duke pritur dhe është sikur na mungon pak nga kjo lumturi kur shënon një gol. Ju jeni gjithmonë sikur ‘ka VAR’ kështu që unë do ta hiqja atë”.

VAR u fut për të marrë çdo vendim sa më të qartë. Por, ka qenë një temë e diskutueshme që nga dita e parë e përdorimit të teknologjisë. /Telegrafi/