Telegrafi

Nuk i pati 50 dollarë për të paguar për shërbimin e lindjes së fëmijës, gruan nga Egjipti e lë në rrugë personeli i një spitali privat

Një grua në Egjipt e cila u detyrua të lind fëmijën në rrugë, për shkak se nuk kishte para për të mbuluar koston e lindjes në spital, ka nxitur reagime të ashpra tek opinioni.

Videoja e saj është bërë virale, ku shihet se si personeli i një spitali privat në Egjipt refuzon ta lejoj të futet brenda për të lindur fëmijën, pasi nuk kishte para për të paguar këtë shërbim, transmeton Telegrafi.

Ajo shihet duke i bërtitur një punonjësi duke i thënë se ku është sistemi, shteti dhe e pyeti sesi do të reagonte po të ishte vajza apo gruaja e tij në këtë rast.

Në anën tjetër pamjet u shpërndanë në masë të madhe dhe nxitën reagime të ashpra të qytetarëve, që kërkuan që personeli i spitalit të japë përgjegjësi për këtë.

E ministria egjiptiane e Shëndetësisë njoftoi se ka filluar hetimet dhe se janë duke analizuar pamjet e videos që bëri bujë. /Telegrafi/