Xheneta Fetahu nuk po pajtohet akoma me faktin që Gjesti nuk është në Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo e ka komentuar vazhdimisht daljen e tij dhe e ka përmendur thuajse me të gjithë banorët.
E së fundmi derisa po qëndronte në shtrat, ajo ka një kërkesë për të gjithë ata që e ndjekin këtë format.
Modelja kërkon që të ketë një sinjal nga Gjesti për t’i treguar nëse është mirë.
“O Gjest pash Allahun, nëse je duke më dëgjuar, pash Zotin, pash Allahun njerëz dërgojani këtë video Gjestit, ju lutem”, tha ajo.
Tutje konkurrentja theksoi: “Edhe thuaj me me dërgu një shenjë që është mirë të lutem”.
Xheneta nuk është në dijeni se këngëtari ka hyrë menjëherë në Big Brother të Shqipërisë. /Telegrafi/