Ylli i Hollywood-it ka ndryshuar dukshëm pamjen për filmin e tij të ri.
Bëhet fjalë për Dwayne Johnson, i njohur më mirë si The Rock.
Ai u fotografua në xhirimet e filmit “The Smashing Machine”, në të cilin luan ish-mundësin e UFC, Mark Kerr.
First look at Benny Safdie’s THE SMASHING MACHINE starring @TheRock and Emily Blunt. pic.twitter.com/GVC2XIHwGV
— A24 (@A24) May 21, 2024
Për këtë rol, kishte vënë një parukë dhe kishte mbuluar tatuazhe të shumta.
Aktori së fundmi ka njoftuar fansat në rrjetet sociale se ka lënduar bërrylin, por shumë shpejt është rikthyer në punë.
“Nuk mund ta besoj që është ai”, “Kam zmadhuar foton sepse nuk njihet”, “Jam i sigurt se ky film do të ketë një sukses të madh”, “Urime për përkushtimin ndaj projektit” – janë disa nga komentet nga fansat.
Filmi i përmendur është me regji të Benny Safdie, dhe premiera duhet të shfaqet vitin e ardhshëm.
Përveç The Rock, në të luajnë edhe: Emily Blunt, Bas Rutten, Oleksandr Usyk, Lyndsey Gavin etj. /Telegrafi/