Pas takimit të Zoran Zaevit me Ali Ahmetin dhe Bilall Kasamin, janë shpeshtuar informacionet se këtë janë po përgatiten për të thirrur Kuvendin. Për vazhdimin e seancës së ndërprerë, në të cilët u verifikuan mandatet e deputetëve, nuk nevojitet mandat nga Ivanovi, për shkak se në këtë seancë nuk do të votohet qeveria, por do të bëhet zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit, thonë ekspertët juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Parlamenti tashmë është formuar dhe është koha që të fillojë seanca e parë dhe e pandërprerë”, tha Nova TV, Voisllav Stojanovski, ekspert i shkencave juridike dhe këshilltarë në Komitetin e Helsinkit.
Ndërsa ish gjykatësja e Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, thotë se hapi i parë që tani duhet të bëhet është të vazhdojë seanca e Kuvendit, në të cilët do të zgjedhet kryetari i ri./Telegrafi/