FIFA ka zbardhur listën e re të renditjes për kombëtaret.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë ndryshuar pozitat në ranglistë.
Kosova ka 165 pikë ndërsa kombëtarja shqiptare ka 618 pikë, përkatësisht përfaqësuesja kosovare mbetet në vendin e 165-të derisa Shqipëria e 49-ta, transmeton Telegrafi.
Ndryshime nuk ka as në pozitat e para, ku në pozitën e parë mbetet Argjentina, ndërsa pas saj është Brazili.
Vendi i tretë i takon Gjermanisë që lë pas Kilin dhe top pesëshen e mbyll Belgjika. /Telegrafi/