Barcelona nuk ka arritur të bëjë një tjetër përmbysje sensacionale në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit që përfundoi me rezultat 1-1.
Parisienët e kishin fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e parë në Camp Nou, ashtu që katalunasit ndodheshin përballë një misioni të pamundur në Parc des Princes.
Pas gjysmë ore lojë, parisienët kaluan në avantazh me golin e Kylian Mbappe të realizuar nga pika e bardhë. Nga ky moment, katalunasit duhej të shënonin katër gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në skenë doli i jashtëzakonshmi Lionel Messi, i cili dëshmoi prezencën e tij në fushë duke reaguar shpejt për ta barazuar rezultatin. Ai pranoi një top nga jashtë zonës, krijoi hapësirë dhe goditi me një trajektore që u ndal vetëm në rrjetë (37’).
Një moment të artë për t’i kaluar mysafirët në epërsi e pati argjentinasi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur pas rrëzimit të Antoine Griezmann në zonë, gjyqtarin akordoi penallti.
Superylli Leo Messi e mori përgjegjësinë, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Keylor Navas dhe me ndihmën e shtyllës pengoi golin e dytë.
Dominimi i vizitorëve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë përmes rasteve të Lionel Messi e Trincao, mirëpo mungoi finalizimi.
Të njëpasnjëshme ishin aksionet deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, megjithëse mungoi konkretizimit. Barcelona largohet nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, ndërsa Paris Saint-Germaini do të luajë në çerekfinale. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Bq3QyPsVCOU
https://www.youtube.com/watch?v=77X1GLRWW6Y
https://www.youtube.com/watch?v=43J1rUu4jPA
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369747942316404744
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369749388986355719
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369752755515064330