Telegrafi

Nuk i ndalohet policisë, ikën nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, duke drejtuar automjetin e tij me targa vendore, nuk është ndalur në shenjën e dhënë nga zyrtarët policorë në detyrë, me ç’rast  ka ikur nga vendi i ngjarjes e më pas edhe ka braktisur automjetin.

Automjeti në fjalë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari përmes verifikimit të automjetit është identifikuar dhe është paraqitur në  Polici.

I dyshuari (vozitësi)  pas intervistimit me vendim të prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/