Site icon Telegrafi

Nuk ndalet Vedat Muriqi, shënon edhe golin e dytë nga penalltia që e shkaktoi Loret Sadiku

Vedat Muriqi ia ka kthyer epërsinë Fenerbahces ndaj Kasimpasas (2-1), pas golit të dytë të shënuar në këtë ndeshje.

Muriqi fillimisht e zhbllokoi ndeshjen me një gol nga pika e bardhë, duke goditur saktë në kuadrat në minuan e katërt.

Kasipasa e barazoi rezultatin në minutën e 38-të.

Por kur po zhvillohej minuta e 42-të e ndeshjes, Loret Sadiku preku një top me dorë në zonë. Gjyqtari pasi shikoi në VAR, vendosi për penallti.

E nga pika e bardhë ishte sërish Muriqi që shënoi për 2-1.

Ky ishet goli i tij i shtatë në këtë kampionat. /Telegrafi/  

Exit mobile version