Manchester Unitedi është ndër klubet që ka shpenzuar më së shumti gjatë këtij afati kalimtar duke transferuar emra, si Paul Pogba e Zlatan Ibrahimovic.
Megjithatë, Jose Mourinho i ka të qarta idetë edhe për vitin e ardhshëm, saqë tashmë e ka bërë gati listën e dëshirave.
Daily Star raporton se Gareth Bale kryeson listën e transferimeve të Djajve të Kuq për afatin kalimtar të janarit.
Ndërkohë, nëse nuk arrin ta transferojë në janar, Unitedi do të përpiqet që ta kthejë uellsianin ne Ligën Premier gjatë verës së ardhshme.
Bale është ndër transferët më të shtrenjtë në histori dhe klubi anglez me lehtësi mund ta thyejë rekordin e transferimit të Pogbas për të siguruar shërbimet e tij. /Telegrafi/