Portugalia është duke e shkatërruar Luksemburgun në kualifikimet për Euro 2024.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Cristiano Ronaldo i kaloi portugezët në epërsi, duke realizuar nga një asistim i Nuno Mendes.
Në minutën e 15-të, Joao Felix shënoi për 2-0, ndërsa Bernardo Silva ishte në rolin e asistuesit.
Tre minuta më vonë, Silva kaloi në golashënues, ndërsa Palhinha asistoi për të për 3-0.
Ronaldo nuk u ndal me kaq, dhe realizoi edhe golin e tij të dytë dhe të katërtin për Portugalinë, në minutën e 31-të. /Telegrafi/