Site icon Telegrafi

Nuk ndalet presidenti i federatës së futbollit të Spanjës – tani ka kërcënuar edhe lojtaren që e puthi

Presidenti i federatës spanjolle të futbollit, Luis Rubiales ka shkuar nga skandali në skandal.

Pasi puthi Jenni Hermoson në ceremoninë e ndarjeve të medaljeve, gjersa Spanja e kishte fituar Kupën e Botës ndaj Anglisë, kreu i futbollit spanjoll bëri një tjetër skandal.

Rubiales shihej duke festuar në tribunat VIP, ndërsa kapte organin gjenital dhe bënte me dorë nga fusha.

Lexo po ashtu Pas skandalit të presidentit të federatës spanjolle edhe nga UEFA bëjnë arsyetim skandaloz

Edhe pse kërkoi falje për puthjen që i bëri Hermosos, Rubiales ka shkuar edhe më larg.

Në fakt, duke bërë publike videon e kërkimit të faljes së numrit një, Federata e Futbollit e Spanjës shtoi edhe “deklaratat” e sulmueses, e cila e përkufizoi gjestin si “reciprok” dhe foli për një “lidhje të thellë miqësie” që supozohej se kishte me presidentin e federatës.

Lexo po ashtu Skandal pas skandali nga presidenti i federatës spanjolle: Publikohen pamjet duke kapur organin gjenital

Fraza këto, që sipas medieve spanjolle nuk janë thënë kurrë nga Hermoso, e cila në të vërtetë refuzoi kategorikisht të shfaqej në videon e regjistruar nga presidenti, pavarësisht se, siç raportohet në Spanjë, Rubiales dhe trajneri Jorge Vilda (tashmë në qendër të polemikave të shumta) kanë ushtruar presion, madje edhe ndaj familjes së lojtares, për të zbutur dëmtimin e imazhit të shkaktuar nga gjesti i turpshëm i numrit një të futbollit në Spanjë. /Telegrafi/

Exit mobile version