Milani vazhdon me shpejtësi rrugën drejt ndërtimit të një ekipi konkurrues, për sezonin e ardhshëm.
Pas blerjes së Mateo Musacchios dhe Franck Kessies, kuqezinjtë kanë afruar një tjetër futbollist.
Bëhet fjalë për mbrojtësin zviceran Ricardo Rodriguez, i cili pritet që të mbërrijë sot në Milano dhe të kryejë vizitat mjekësore.
Kuqezinjtë do të paguajnë 15 milionë euro për mbrojtësin e krahut dhe tre të tjera bonus që lidhet me ecurinë e futbollistit dhe skuadrës, në sezonin e ardhshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=qi5TXTwVUpA
Gjithsesi, Milani duket shumë pranë një tjetër goditjeje në tregun e transferimeve, ndoshta më të madhes deri tani. Kuqezinjtë duken shumë pranë nënshkrimit me kapitenin e Lazios, Lucas Biglia, të cilit i kanë ofruar nëj kontratë tre vjeçare me tre milionë euro në sezon, transmeton TCh.
Mesfushori argjentinas, së fundi ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës me bardhekaltrit, duke pranuar se është në kërkim të një tjetër aventure.
Kështu, ekipi i Vincenzo Montellas duket se po merr formë shumë shpejt, çka do ta ndihmojë trajnerin të vendosë ekuilibrat e duhura në fushë.
https://www.youtube.com/watch?v=hG-YnrwhXkI