Telegrafi

Nuk ndalet – Melinda Ademi paralajmëron një tjetër këngë të re

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja e njohur, Melinda Ademi, ka nisur punën për një tjetër projekt të ri muzikor.

Ajo ka njoftuar ndjekësit se sërish po vjen me një këngë, e cila pritet që të lansohet së shpejti.

Bukuroshja shqiptare ka ndarë po ashtu edhe disa pamje nga xhirimet e këtij videoklipi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shkoj kjo verë pa u pa na xhani. Shumë shpejt”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Lexo po ashtu Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"

Fansat mezi po presin edhe për këtë prurje të Ademit, meqë këtë periudhë ka qenë shumë aktive.

Ajo vetëm dy javë më parë solli këngën e re “Queen” në bashkëpunim me Meriton Mjekiqin.

Ky projekt mblodhi mbi dy milionë klikime vetëm për dy javë. /Telegrafi/