Bitcoin vitin 2021 e ka filluar me rekorde të reja, ku për herë të parë ka prekur vlerën prej 30 mijë dollarë.
Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është 34,344.09 dollarë.
Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është rritur me mbi 15 për qind, kurse brenda një jave është rreth 30 për qind.
Kjo kriptovalutë është katërfishuar në vlerë gjatë pandemisë COVID-19.
Vlera e Bitcoin u ngrit 300 për qind në vitin 2020 dhe vetëm në muajin e kaluar ajo u rrit 50 për qind.
Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është rreth 633 miliardë dollarë, ku përbën 73 për qind të tregut të këtyre valutave. /Telegrafi/