Telegrafi

Nuk ndalen zënkat mes lojtarëve të Interit – tani ishte radha e Onanas dhe Dzekos, futet në mes Calhanoglu

Interi mposhti Porton me rezultat 1-0  në ndeshje të fortë në Ligën e Kampionëve, por ajo që tëheqi vëmendjen ishte një debat mes portierit Andrea Onana dhe Edin Dzekos.

Kamerunasi u ankua për diçka te Dzeko, pas së cilës ata patën një përleshje verbale në fund të pjesës së parë që u regjistrua nga kamerat.

Mesfushori turk Hakan Calhanoglu u përfshi në mes dhe u përpoq të qetësonte gjërat mes shokëve të tij, duke i vënë dorën në gojë portierit kamerunas.

Për momentin nuk dihet se cila është arsyeja e sherrit mes Onanas dhe Dzekos, por nuk ka dyshim se pas takimit gazetarët do të kenë pyetje për të dy.

Lexo po ashtu Interi merr fitoren ndaj Portos me një gol të vonshëm

Kujtojmë se Romelu Lukaku dhe Nicolo Barella së fundmi kanë pasur një përplasje verbale te Interi. /Telegrafi/