Real Madridi e ka realizuar edhe golin e katërt dhe të pestë kundër Liverpoolit në Anfield, të dytën në pjesën e dytë të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Los Blancos u rikthyen nga disavantazhi prej dy golash në pjesën e parë duke i barazuar shifrat. Mirëpo, në gjysmën e dytë, ata kanë përmbysur gjithçka duke i shënuar dy gola të shpejtë.
Fillimisht, Eder Militao që shfrytëzoi një harkim të mrekullueshëm nga Luka Modric për të shënuar me kokë për epërsinë e parë të Los Blancos (47’).
Dhe më pas erdhi radha e Karim Benzema, i cili mori një top nga Rodrygo dhe me devijim e shënoi golin e katërt të skuadrës së tij (55’).
Topi i Artë nuk u ndal këtu, por e shënoi edhe golin e pestë (67’). Ai pranoi një top nga Vinicius, shfaqi qetësinë e tij, e krijoi hapësirën e nevojshme dhe e dërgoi topin në portën kundërshtare kur askush nuk mund ta ndalte. /Telegrafi/
Mon attaquant M. Karim Benzema 4-2 pic.twitter.com/jAntnLEOeT
— Ⓜ️iste®️ 🪬 (@El__Mister) February 21, 2023