Telegrafi

Nuk ndalen dhuratat për Fjolla Morinën (Foto)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është shquar gjithmonë për paraqitjen e saj të ekspozuar në skenë.

Së fundmi, ajo u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”, ku arriti deri në gjysmëfinale, ndërsa pati një paraqitje mjaft të mirë me reperin Blake.

Fjolla vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me fansat disa imazhe shumë të veçanta nga përditshmëria e saj, ku mund të vërehet një rutinë e veçantë që po i ndodh çdo ditë, me pranimin e luleve dhuratë nga dikush.

Ditë për ditë, ajo ka publikuar imazhe ku shfaqet me buqeta të mëdha trëndafilash të bardhë, të cilat i ka marrë dhuratë.

Fjolla është shfaqur mjaft tërheqëse dhe atraktive, teksa ka pozuar me lulet e saj, ndërsa nuk ka zbuluar personin nga i cili i merr këto dhurata.

Kujtojmë që këngëtarja 31 vjeçare, është nënë e dy vajzave, ndërsa nuk ka treguar nëse është ndonjë person i ri në jetën e saj. /Telegrafi/