Sëmundja ngjitëse e njohur si Covid 19 apo coronavirus e ka sjellë pjesën më të madhe të futbollit evropian në ndalesë.
La Liga, Serie A, Ligue 1, Liga Premier dhe Bundesliga janë në mesin e shumë të tjerëve që i kanë pezulluar të gjitha garat e tyre deri në prill të paktën.
Akoma ekzistojnë disa liga evropiane që ende po luajnë si garat në Rusi, Bjellorusi, Turqi, Hungari, Serbi dhe Ukrainë.
Zenit aktualisht po udhëheq Premierligën Ruse dhe mundi Uralin me rezultat të thellë 7-1 në Shën Petersburg të shtunën.
Në Turqi, dy liderët Trabzonspor dhe Basaksehir barazuan 1-1 të dielën, me Martin Skrtel dhe Demba Ba shënues.
Të dielën në mbrëmje u zhvillua edhe ndeshja e madhe mes Galatasaray dhe Besiktas në Tur Telekom Arena, e cila përfundoi 0-0.
Galatasaray and Besiktas is one of the fiercest derbies on the planet. Today they played out a 0-0 draw behind closed doors. pic.twitter.com/QpWL5jnasG
— B/R Football (@brfootball) March 15, 2020
Përtej Atlantikut, ligat e Argjentinës, Meksikës dhe Brazilit po vazhdojnë akoma futbollin, ndërsa Kolumbia, Uruguai dhe Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur të pezullojnë ndeshjet e tyre të ligës tani.
Ka probleme në Argjentinë, me që River Plate nuk pranoi të luante ndeshjen e tyre të Copa de la Superligës kundër Atletico Tucuman për shkak të frikës së coronavirusit.
Situata në Argjentinë dhe Meksikë mund të ndryshojë shumë shpejt pasi autoritetet konsiderojnë pezullimin e kampionateve.
Në Afrikë, garat e ligës janë ndalur, por më shumë për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2021 sesa për shkak të coronavirusit. /Telegrafi/