Site icon Telegrafi

Nuk na duhet operë çdo natë – Jurgen Klopp vazhdon ta kritikojë Ligën e Kombeve

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e ka ndryshuar mendimin e tij për Ligën e Kombeve, duke këmbëngulur se ka shumë ndeshje konkurruese.

Klopp e ka quajtur garën e re si “garën më të pakuptimtë në botën e futbollit”, duke pohuar se akumulimi i ndeshjeve konkurruese vetëm se do të rezultojë me më shumë lëndime.

Tri lojtarë të Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Naby Keita morën lëndime gjatë kësaj periudhe, por asnjëeri nuk janë pjesë e kombeve evropiane, teksa Virgij Van Dijk luajti për Holandën teksa kishte probleme me brinjë.

“Ata thonë: ‘Tash kemi ndeshje si duhet, kundërshtarë të vërtetë dhe është më mirë se miqësoret’, e gjepura të tilla”.

“Ndoshta njerëzit duan ta shohin Anthony Joshuan duke luftuar çdo natë, por kjo është e pamundur. Askush nuk kërkon gjë të tillë në sporte tjera”.

“Nëse luani futboll amerikan keni një pushim veror që është më i gjatë se sa sezoni jonë. Një pushim i vërtetë si duhet. Është e njëjta me basketbollin”.

“Në futboll, sepse të gjithë janë të interesuar për të, ne kemi vetëm gara të mëdha në të cilat ose bijmë nga liga ose promovohemi më lart”.

“A kemi nevojë për operë çdo natë apo çdo dy muaj? KJo shtë pyetja. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo është e tëra që kam thënë”.

“Më pëlqen konkurrueshmëria, por në një pikë dikush duhet që të zbrapset dhe të thotë: ‘Prisni, ata janë lojtarë, unë dua t’i shikoj, por nëse ata nuk performojnë, atëherë unë jam i hidhëruar’. Si mund të sigurohemi që ata performojnë”, u shpreh Klopp.

Liverpooli ndeshjen tjetër e zhvillon ndaj Huddersfieldit.

/Telegrafi/

Exit mobile version