Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të shijojë pushimet në Ishujt Maldive.
E shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Fisnik Syla, Fjolla po e shijon në një nga vendet më luksoze të botës muajin e saj të mjaltit.
Ajo ndan shpesh me ndjekësit në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, dhe si rrjedhojë nuk kanë si të mungojnë edhe imazhet nga këto pushime luksoze.
Së fundmi, këngëtarja ka sjell për ndjekësit e saj në Facebook dhe Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft provokuese në bikini.
Ajo ka pozuar me një palë bikini neoni njëpjesëshe, teksa ka vënë në pah të pasmet e saj atraktive në këto poza.
Morina dukej mjaft tërheqëse, ndërsa vuri në pah linjat e saj atraktive trupore.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për hiret e trupit. /Telegrafi/