Telegrafi

Nuk mungojnë reagime të tjera nga estrada, Ledri Vula dhe Mozzik kujtojnë Albert Krasniqin me fotografi nga e kaluara

Ish-pjesëtari i label-it “Babastars”, Albert Krasniqi, ndërroi jetë nga një ngjarje tragjike që shokoi mbarë opinionin.

Të mërkurën ai u ekzekutua me një armë zjarri pranë banesës së tij, teksa autoritet kanë arrestuar babain e tij si të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.

Figura të shumta publike kanë shprehur ngushëllime për humbjen e të ndjerit, teksa disa prej tyre u panë të pranishëm edhe në varrim.

Lexo po ashtu I jepet lamtumira e fundit Albert Krasniqit, në varrim e pranishme edhe Besa Gashi

Reperi Ledri Vula që ditur ndante të njëjtin label me të ndjerin, publikoi një fotografi të shumë viteve më parë me Albertin, në InstaStory.

“I lehtë të qoftë dheu Brada”, shkroi Vula në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Ledri Vula/InstaStory

Ndërkohë, një kujtim të të ndjerit ia bëri edhe reperi i njohur me prejardhje nga Ferizaj, Mozzik, i cili ngushëllimin e tij e shprehur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

“U prehsh në paqe Albert Krasniqi. Zoti familjes, shoqërisë gajretin, e të ndjerit xhenetin”, kanë qenë fjalët e Mozzik.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ngjarja e tmerrshme e së mërkurës përndryshe u komentua edhe në emisionin e pasdite “Ftesë në 5” në TOP Channel, ku u shtjelluan detaje dhe një përmbledhje në tërësi të asaj se çfarë ka ndodhur. /Telegrafi/