Real Madridi dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen më mirë e nisë mysafirët, që bënin presion të lartë në mbrojtjen e Los Blancos.
Por, kampioni në fuqi i Evropës filloi të merrte vetën dhe të krijonte lojën e tyre, me çka edhe pasoi goli.
Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Edouardo Camaviga asistoi te Vinicius Junior që shënoi një super gol nga distanca.
Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte një rikthim.
2️⃣ ¡A por los segundos 45 minutos!
▶️ @realmadrid 1-0 @ManCity
🟣 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 𝘼 𝙈𝙄𝙉𝙐𝙏𝙊 en @TwitchES: https://t.co/jf8ST3gscK
🖥️ https://t.co/A7hncV8PK5#UCL pic.twitter.com/VhEUfOIOtv— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 9, 2023
Real Madridi e kishte dominimin deri në minutën e 67-të, aty ku edhe pësuan golin.
Me një asistim nga Ilkay Gudogan, Kevin de Bruyne mposhti bashkëkombësin e tij, Thibaut Courtois me një goditje nga distanca, për 1-1.
Në minutën e 78-të, Karim Benzema rrezikoi për herë të parë portën e Cityt, por që nuk ishte i saktë.
Dy skuadrat ia dolën të mbanin portën e paprekur për këta minuta të mbetur, derisa ky rezultat i shkon më në favor kampionit të Ligës Premier, që ndeshjen e dytë e luanë në shtëpi. /Telegrafi/