Pas përplasjeve të ashpra që kishin pasur për lidhjen e tyre, Gjesti dhe Egli kanë pasur një bisedë më të qetë dhe më të matur për ndjenjat e tyre.
Gjatë bisedës, Gjesti i tha Eglit se nuk kishte asnjë ndjenjë për të dhe kërkoi që ajo ta presë dhe të kuptojë vendimin e tij.
Egli reagoi duke i thënë se po i ftoheshin ndjenjat dhe se ai po manipulonte situatën, pasi ai nuk po shprehte asnjë emocion të sinqertë për të.
Gjesti, nga ana e tij, e akuzoi Eglin se nuk po e merrte seriozisht dhe përdori një justifikim të veçantë për ta shprehur këtë.
Ai theksoi se nuk mund ta merrte seriozisht, pasi ishte veshur me peshqir dhe robdëshambër pas dushit.
Sipas Gjestit, kjo ishte arsyeja pse ai nuk mund ta merrte Eglin seriozisht.
Ai shtoi se tani kuptonte pse banorët e tjerë nuk e merrnin seriozisht Gjestin, pasi edhe ai vishej ashtu.
Përveç këtyre, Gjesti nuk dha ndonjë koment më serioz pse përfundimtar mbi lidhjen e tyre. /Telegrafi/