Telegrafi

Nuk mund të mungonin edhe anët komike të paradës së Liverpoolit – Klopp për pak sa nuk u rrëzua nga autobusi

(Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp nuk është një trajner i zakonshëm. Ai është nga ata njerëz, me të cilët çdokush pëlqen të festojë.

Dhe pasi e kreu punën në mënyrën më të mirë të mundshme duke e fituar garën më të madhe për klube, Liverpooli doli për të festuar nëpër rrugët e qytetit, ndërsa strategu gjerman nuk mund të mungonte në këtë festë.

Lexo po ashtu Gjysmë milion njerëz dolën në rrugët e Liverpulit për ta festuar triumfin e madh

I ulur në fund dhe me një birrë në dorë, 51-vjeçari ishte në atmosferë festive, lëvizte vazhdimisht dhe ishte vetëm i qeshur.

Ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet qesharake në gjithë këtë – ai për pak sa nuk u rrëzua në një çast kur autobusi u nis dhe u ndal përnjëherë.

Trajneri arriti për pak sekonda ta kthente baraspeshën dhe të vazhdonte paradën, të cilën e kanë pritur afro 500.000 tifozë. /Telegrafi/

Jurgen Klopp (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)