Telegrafi

Nuk mund të keni bel të hollë për shkak të shprehisë së keqe të mbrëmjes

(Foto: Pexels)

Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve në mbrëmje nuk rekomandohet nëse dëshironi të keni një bel të hollë. Megjithatë, konsumimi i pijeve të gazuara në mbrëmje është veçanërisht i dëmshëm.

Hulumtimi i publikuar në Journal of the American Geriatrics Society tregoi se konsumimi i tepërt i pijeve të gazuara është veçanërisht i dëmshëm nëse e bëjmë atë në mbrëmje.

Lexo po ashtu Sa herë në javë duhet të ushtroni për të arritur rezultate të dukshme

Ekspertët arritën në përfundimin se njerëzit që i pinin rregullisht këto pije gjatë një periudhe prej nëntë vjetësh, më shpesh në mbrëmje, kishin tri herë më shumë yndyrë në bark sesa ata që nuk i konsumonin fare ose e bënin këtë vetëm herë pas here.

Gjithashtu, për të mbajtur një figurë të hollë, përveç ushqimit të shëndetshëm, shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik. Megjithatë, definimi i muskujve të barkut ndikohet edhe nga shumë faktorë të tjerë, si gjenetika, ndryshimet hormonale dhe shumë gjëra të tjera.

Lexo po ashtu Gjashtë gabime dietike që nuk jua lejojnë të keni një bark të sheshtë

Në përgjithësi duhen shmangur pijet e gazuara, sepse ato janë plot me sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat. kalori “boshe”. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ky ajër përfundon brenda sistemit tretës dhe shkakton fryrje.

Në përgjithësi duhen shmangur pijet e gazuara, sepse ato janë plot me sheqer të rafinuar dhe sjellin të ashtuquajturat kalori ‘boshe’. Flluskat që gjenden në pijet e gazuara përmbajnë ajër, që do të thotë se ky ajër përfundon brenda sistemit tretës dhe shkakton fryrje. /Telegrafi/