Site icon Telegrafi

“Nuk mund të gënjej”, Pochettino thotë se nuk e ndjen dashurinë e tifozëve të Chelseat

Mauricio Pochettino ka pranuar se ai ende nuk e ka ndjerë dashurinë e tifozëve të Chelseat, pas startit të dobët të sezonit në “Stamford Bridge”.

Ish-trajneri i Tottnehamit nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij tek Chelsea, pasi ka humbur 10 ndeshje nga 23 sa i kanë zhvilluar gjithsej dhe momentalisht renditen në pozitën e 11-të në Ligën Premier.

Përkundër trajnerëve të kaluar, që përfshijnë emra si Jose Mourinho, Thomas Tuchel dhe Antonio Conte, të cilët morën përkrahjen nga tifozët, Pochettino ka pretenduar se ai ende nuk e ka ndjerë dashurinë e tifozëve, ani pse ata kanë shfaqur respekt ndaj argjentinasit.

“Jo, jo, më duhet të jem i sinqertë me ju, jo sepse e kuptoj që ata po fitonin Ligën e Kampionëve, kanë fituar kupa, Ligën Premier. Përse do të më donin tifozët mua pas vetëm gjashtë apo shtatë muajsh?”, ka thënë Pochettino për Sky Sports.

Lexo po ashtu Chelsea afër marrëveshjes me trajnerin e njohur italian, ditët e Pochettinos në klub janë të numëruara

“Ne jemi në një finale por nuk jemi në një pozicion të duhur në tabelën e Ligës Premier. Mendoj se për momentin e ndjej respektin nga tifozët, i shoh ata në rrugë dhe të gjithë sillen mirë me mua, por unë nuk mund të gënjej”, shtoi tekniku argjentinas.

Ani pse performancat e klubit në ligë nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm, ata ia dolën që të kualifikohen në finale të “Carabao Cup”, aty ku do të përballen me Liverpoolin më 25 shkurt.

Së fundmi Chelsea mposhti Aston Villën me rezultat 3-1 në udhëtim, për t’u kualifikuar në raundin e pestë të FA Cup./Telegrafi/

Exit mobile version