Site icon Telegrafi

Nuk mund të besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura 29 vjeçare të bënte një test të atësisë

(Foto: Alamy/Instagram)

Kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 54 vjet më e re, Noor Alfallah, ishte shtatzënë, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë.

Sipas një burimi të Page Six pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.

Lexo po ashtu Al Pacino po bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vjet më të re

Alfallah, e cila është në muajin e tetë shtatzënë, bëri një test që vërtetoi se aktori legjendar ishte babai i fëmijës së saj.

Burimi shton se Pacino ishte tronditur kur ka marrë vesh se e dashura e tij 29 vjeçare ishte shtatzënë.

Lexo po ashtu Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë

Ylli i filmit “Scarface” deri para dy muajsh nuk e kishte idenë se do të kishte fëmijën e tij të katërt.

Pacino ka një vajzë Julie (33 vjeçare) me Jan Tarrant, ndërsa gjatë lidhjes me Beverly D’Angelo, priti në jetë binjakët Anton dhe Olivia, të cilët janë 22 vjeçarë. Ndryshe, legjenda hollivudiane nuk është martuar kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version