Site icon Telegrafi

Nuk mund ta besoni se sa është pasuria “e zhdukur” e Gaddafit!

Vazhdojnë debatet rreth pasurisë së Muammer Gaddafit, i cili drejtoi Libinë për 42 vite me radhë pasi zgjodhi titullin “Lider dhe Udhëheqës Vëllazëror i Revolucionit Libian”.

Sipas një analize të publikuar së fundmi në “Le Monde”, një nga gazetat më prestigjioze të Francës, shuma e parave, që Gaddafi ka fshehur në Afrikën e Jugut, SHBA, Itali, Zvicër dhe Britaninë e Madhe llogaritet të jetë rreth 400 miliardë dollarë.

Për më tepër, kjo shumë marramendëse nuk përfshin pasuritë e patundshme të diktatorit të rrëzuar, përcjell Koha.net.

Megjithatë as libianët dhe as Qeveria e Paktit Kombëtar në Libi, e cila gëzon mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, nuk besojnë se një ditë kjo pasuri do t’u kthehet atyre, pra, trashëgimtarëve legjitimë të saj.

Exit mobile version