Telegrafi

“Nuk mund ta besoj se ke luajtur kaq pak te Chelsea” – Tuchel vjen me fjalë të mëdha për mesfushorin e londinezëve

(Foto: Football Italia)

Chelsea është duke kaluar nëpër një formë fantastike në këtë fillim të edicionit.

Harmonia e mirë që ka krijuar trajneri Thomas Tuchel, ka bërë që gjithë lojtarët të jenë të lumtur në Stamford Bridges.

Ruben Loftus Cheek është një futbollist i dalë nga Akademia e Chelseat, por që nuk ka luajtur shumë për londinezët.

Megjithatë trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ndali atë në skuadër dhe nuk e lejoi largimin e tij.

Jose Mourinho e kërkoi gjatë për ta transferuar te Roma, por në fund Tuchel vendosi ta mbajë në skuadër mesfushorin anglez.

Tekniku gjerman, Thomas Tuchel i ka thënë anglezit se është një lojtar special dhe se beson në të.

“Ruben je shumë i veçantë. Nuk mund ta besoj që ke luajtur kaq pak për Chelsean deri tani”, i ka thënë trajneri gjerman mesfushorit anglez.

25-vjeçari ka filluar të luaj nën urdhrat e trajnerit gjerman, derisa ka pesë paraqitje në të gjitha garat ku ka bërë një asistim. /Telegrafi/