Telegrafi

“Nuk mund ta besoj”, Joselu flet pas debutimit me dy gola te Spanja

Sulmuesi i Spanjës, Joselu u përpoq të besonte ftesën dhe debutimit e tij të pabesueshëm në skenën ndërkombëtare në kualifikimet e “Euro 2024”.

32-vjeçari mori thirrjen e tij të parë për ekipin kombëtar, si pjesë e një strukture të re të skuadrës nën drejtimin e trajnerit Luis de la Fuente .

Pas shënimit të 12 golave ​në La Liga në Espanyolin deri më tani këtë sezon, de la Fuente zgjodhi t’i jepte një shans veteranit pa paraqitje, kundër Norvegjisë në Malaga.

Lexo po ashtu Spanja mposht Norvegjinë në debutimin e De la Fuente

Megjithatë, pikërisht kur ndeshja dukej se po shkonte drejt një fitoreje të ngushtë 1-0 për Spanjën e de la Fuente, zëvendësuesi Joselu rrëmbeu dy gola të shpejtë, për të vulosur të tre pikët.

Joselu u inkuadrua në minutën e 81-të për të shënuar në minutat 84-dhe 85-të dhe de la Fuente e përshëndeti ndikimin e tij si plotësisht të merituar.

Spanja ka një rekord të përdorimit të sulmuesve me përvojë, për të udhëhequr linjën në skuadrat e reja emocionuese dhe Joselu është gati për një rol kyç të mundshëm në 12 muajt e ardhshëm.

“Ende nuk mund ta besoj. Është më e mira që një lojtar mund të dëshirojë”.

“Puna e palodhur shpërblehet, kjo është ajo që më jep forcë për të vazhduar. Ndihem si një djalë 18-vjeçar!”, ka thënë Joselu pas ndeshjes. /Telegrafi/