Site icon Telegrafi

“Nuk mund ta them ashtu siç bëri Xabi Alonso”, Ruben Amorim thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim ka folur për të ardhmen e tij, pasi është lidhur me postin e Liverpoolit, si pasues i Jurgen Klopp, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Portugezi konsiderohet gjerësisht kandidati numër 1 për të marrë drejtimin e Liverpoolit pas vendimit të Xabi Alonso për të qëndruar në Bayer Leverkusen.

39-vjeçari e ka udhëhequr Sportingun e Lisbonës në 142 fitore nga 203 ndeshje në të gjitha garat dhe ka fituar katër trofe me skuadrën portugeze, përfshirë titullin e ligës vendase në sezonin 2020/21.

Lexo po ashtu Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Sugjerohet se stili i lojës së tij do t’u përshtatej në mënyrë të përkryer Reds: sulmi 3-4-3 me theksin e ndërtimit nga thellësia dhe të qenit i rrjedhshëm përpara.

As vet trajneri nuk e ka mohuar një gjë të tillë, pasi ka thënë se nuk mund ta konfirmoj të ardhmen te Sportingu, ashtu siç bëri Alonso te Leverkuseni.

“Nuk mund të garantoj se do të qëndroj në Sporting Lisbona sezonin e ardhshëm. Nuk mund ta them këtë siç bëri Xabi Alonso”, ka thënë fillimisht Ruben Amorim.

Lexo po ashtu Mënyra se si Liverpool mund të luante nën urdhrat e Ruben Amorim - ndryshime të dukshme nga Klopp

“Kemi kohë për të diskutuar të ardhmen time, do ta bëjmë atë në kohën e duhur”.

“Tani fokusohemi në fitimin e trofeve dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi trajneri portugez. /Telegrafi/

Exit mobile version