Site icon Telegrafi

“Nuk mund çelësi partiak të jetë i detyrueshëm në angazhimin e kuadrit”

Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet partiake dhe nuk mund çelësi partiak të jetë i detyrueshëm në angazhimin e kuadrit, vlerëson kryeministri Zoran Zaev.

Ai në emisionin “Studio e natës” në televizionin Tellma tha se tentojnë çdo kapacitet të mundshëm të kuadrit që e ka shteti ta shfrytëzojnë.

“Nuk mund çelësi partiak të jetë i detyrueshëm në vendosjen për cilin do angazhim të dhënë. Ka shumë njerëz të partisë të cilët i udhëheqin institucionet dhe ata kanë paragjykim ndaj bashkpartiakëve të tyre, por në çdo rast me bordet tona qendrore dhe ekzekutive tregojmë se duhet t’i ndryshojmë punët. Nuk mund vetëm një parti të zëvendësohet me tjetër. Ka 70 për qind të njerëzve të cilët nuk janë anëtarë të partive dhe nuk i interesojnë partitë dhe dhashtë Zoti ta përjetojmë momentin e vendeve perëndimore ku fija e parë është normativi, kriteri dhe parimi”, tha Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version