Telegrafi

Nuk mjafton vetëm LeBron James, Lakers pëson humbje nga Memphis

Pas katër fitoreve radhazi në NBA, Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje nga Memphis Grizzlies.

Në ndeshjen e zhvilluar në Crypto Arena të Los Angelesit, Lakers kanë pësuar humbje me tetë pikë diferencë 119:127.

LeBron James ishte fantastik në këtë takim me 35 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime.

Por për fitore nuk mjaftoi vetëm paraqitja e mirë e James, pasi pjesa tjetër e skuadrës nuk ishin në nivel.

Tek ekipi fitues lojtari më efikasi ishte Desmond Bane që shtoi 23 pikë, derisa Jaren Jockson shtoi 21 pikë të tjera dhe kontribuoi me 12 kërcime. /Telegrafi/