Benfica dhe Paris Saint-Germaini i kanë ndarë pikët (1-1) në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio da Luz, rezultati u zhbllokua me golin e Lionel Messi (22’), i cili u asistua nga Neymar.
Me një autogol të Danilos kur po afrohej fundi i pjesës së parë (41’) u barazua rezultati.
Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadrat u desh të kënaqeshin me nga një pikë.
Pas këtij barazimi, Benfica dhe Paris Saint-Germaini kanë nga shtatë pikë në Grupin H, derisa Juventusi ka tri pikë. /Telegrafi/
Stop that messi I mean wtffffdfdddfdddd https://t.co/l6flZwhsNj
— TC (@murgamasallam) October 5, 2022