Site icon Telegrafi

Nuk mjafton goli i bukur i Uzunit, Shqipëria pëson nga Izraeli

Shqipëria ka pësuar humbje nga Izraeli me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës B të Kombeve.

Si filloi ndeshje Shqipëria kishte rast të mirë me Armando Brojën që kishte rast të mirë, por goditja e tij u prit nga portieri.

Më pas skuadra vendase, ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Thomas Strakoshës, ku me rastet kishte edhe goditje tepër të rrezikshme.

Pa u mbyllur pjesa e parë sërish Broja ka rrezikuar, duke kaluar dy lojtarë, por goditja e tij u ndal nga portieri.

Me të filluar pjesa e dytë, Izraeli kaloi sërish në epërsi. Një gabim i Elseid Hysajt bëri që Shon Weissman të shënojë për 1-0.

Shqipëria kishte rast për të barazuar me Sokol Cikalleshin në minutën e 57-të, por sulmuesi nuk ishte i saktë.

Pas tij Ylber Ramadani gjuajti fuqishëm nga brenda zonës, por portieri Omri Glazer bëri pritje të madhe.

Shqipëria arriti t’i barazojë shifrat në minutën e 88-të, kur Myrto Uzuni shënoi një super gol për 1-1.

Kuqezinjtë u lëshuan në sulm për të gjetur golin e fitore, por lanë shumë hapësira në mbrojtje, ku edhe e pësuan.

Tai Baribo përfitoi nga një gabim i Enea Mihaj për të shënuar për 2-1.

 

Shqipëria mbetet e fundit në grup me një pikë, ndërsa Izraeli me tetë pikë ka fituar grupin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore
Exit mobile version